Një apel urgjent për ndihmë vjen nga familja Sinanaj në Suku të Roskovecit. Shpëtim Sinanaj, 58 vjeç dhe baba i tre fëmijëve, po përballet me një sëmundje të rëndë, ndërsa ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve për të vijuar trajtimin mjekësor dhe për të pasur një mundësi për të shpëtuar jetën.
Prej disa javësh, 58-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Veronës në Itali, ku po trajtohet për tumorin e kanaleve biliare, një sëmundje e rëndë që kërkon ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas apelit të familjarëve, operacioni është një mundësi për të luftuar sëmundjen, por për realizimin e tij nevojiten 100 mijë euro. Një shumë që familja nuk mund ta përballojë e vetme.
Për këtë arsye, familjarët u janë drejtuar shqiptarëve kudo që ndodhen, duke kërkuar solidaritet dhe kontribut financiar. Ata bëjnë me dije se shuma duhet të mblidhet brenda kësaj jave, në mënyrë që të mos humbet koha për ndërhyrjen e nevojshme.
Shpëtimi është baba i tre fëmijëve, të cilët presin rikthimin e tij në shtëpi. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet një ndihmë e rëndësishme për të dhe familjen e tij.
Ata që kanë mundësi të ndihmojnë mund të kontribuojnë përmes platformës GoFundMe në linkun e mëposhtëm:
https://gofund.me/7bb24240c
Familjarët kërkojnë gjithashtu që apeli të shpërndahet sa më shumë, në mënyrë që thirrja për ndihmë të arrijë te sa më shumë njerëz.
