Një zjarr i madh ka rënë në një magazinë të vendosur përgjatë autostradës Durrës-Tiranë.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit, ndërsa policia po heton më shumë lidhur me këtë rast.












