Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare studiuesi i shquar i etnografisë dhe etnokoreologjisë, Prof. Dr. Ramazan Bogdani

16/11/2026 13:59

Komisioni i Arteve dhe Komisioni i Antropologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë njoftojnë me hidhërim ndarjen nga jeta, në moshën 92-vjeçare, të studiuesit të shquar të etnografisë dhe etnokoreologjisë, prof. dr. Ramazan H. Bogdani, “Mjeshtër i Madh”.

Ai dha një kontribut të çmuar në studimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore jo materiale shqiptare ne fushen e valleve dhe te vallezimit popullor.

Prof. dr. Ramazan H. Bogdani lindi në Tiranë në vitin 1933. Ai kreu studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” (1948–1952), vijoi më pas në Institutin Pedagogjik dyvjeçar “Aleksandër Xhuvani” dhe përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua në degën e Etnografisë.

Veprimtarinë e tij artistike e nisi që në moshë të re. Nga viti 1950 deri në vitin 196

Top Channel