“Po më bllokojnë daljen nga banesa për të hapur komshiu një portë të dytë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2026, 14:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar disa punime që, sipas tij, po kryhen përpara portës së banesës së tij, në rrugën “Gasper Guga”, Tiranë.

Qytetari thotë se një prej fqinjëve të tij, i cili banon në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi” dhe ka akses për të dalë në atë rrugë, po tenton të hapë një hyrje të dytë në pjesën e pasme të banesës, në rrugën “Gasper Guga”.

Sipas tij, këto punime cenojnë drejtpërdrejt të drejtën e kalimit dhe lëvizjen e lirë të familjes së tij, duke pretenduar se preket edhe servituti i kalimit.

Ai shprehet se situata ka nisur që në vitin 2025, kur punimet u ndërprenë pas kundërshtimit të tij, por tashmë kanë rifilluar, bazuar në një shkresë që, sipas tij, nuk përbën leje ndërtimi, por një përgjigje të firmosur nga kryetarja aktuale e Njësisë Administrative nr. 2.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetari ngre gjithashtu pretendime për trajtim të padrejtë nga administrata dhe për mungesë reagimi nga institucionet përgjegjëse. Ai thotë se ka kërkuar zgjidhje pranë organeve përkatëse, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje që t'i japë fund shqetësimit të tij.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve kompetente për të verifikuar ligjshmërinë e punimeve dhe për të garantuar të drejtën e kalimit pa pengesa.

JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të shqyrtojnë rastin dhe të japin një sqarim lidhur me pretendimet e qytetarit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Po ju dergoj kete video me shpresen se do e publikoni pasi nuk po mundem te gjej zgjidhje nga organet ligjzbatuese. Po kryhen keto punime perpara portes sime nga nje komshiu im i cili eshte banor i rruges "Tre vellezerit Kondi" ku ka edhe akses daljen ne rruge dhe kerkon te vendosi njee porte te dyte nga mbrapa shtepise ne rrugen "Gasper Guga" ne te cilen une jam banor dhe komshi me te po ashtu. Kjo gje cenon drejtperdrejt daljen dhe mbarevajtjen e levizshmerise te familjes time por jo vetem. Kjo gje ka filluar ne vitin 2025 dhe u ndalua nga une dhe tani po vazhdon duke u bazuar nje dokument(jo leje) por kthim pergjigje e firmosur nga kryetarja e re e minibashkise Nr 2 ne shkelje te çdo kriteri urbanistik dhe cenimin e drejtperdrejte te "Servitutit" tim. Ju lutem dhe shpresoj ta publikoni me shpresen qe organet te reagojne siç ligji e kerkon dhe pa favorizime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit