Alban Bushi: Spanja është kundërshtar i fortë, por Shqipëria do të luftojë deri në fund

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dhënë një intervistë për fshf.org përpara miqësores së dytë të nëntorit kundër Spanjës U-21. Ndeshja do të luhet të martën, më 17 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

“E vështirë me Spanjën, por do luftojmë me

Të lidhura

None found

Pas suksesit 3-1 ndaj Luksemburgut, Shqipëria do të përballet me një tjetër kundërshtar të nivelit të lartë, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027. Bushi e vlerëson maksimalisht ekipin spanjoll, por beson se kuqezinjtë kanë karakterin, disiplinën dhe identitetin e nevojshëm për të zhvilluar një ndeshje të fortë.

Sipas trajnerit, fitorja ndaj Luksemburgut ishte plotësisht e merituar. Ai theksoi se skuadra ruajti karakterin, disiplinën dhe kompaktësinë edhe pasi pësoi golin e parë, duke mos i lejuar kundërshtarit mundësi për të shënuar sërish. Shqipëria arriti ta përmbysë rezultatin nga 0-1 në 3-1.

Bushi u shpreh se Spanja ka një potencial shumë të madh teknik, kërkon të mbajë zotërimin e topit dhe përdor shpesh vertikalizimet. Për këtë arsye, kuqezinjtë kanë punuar për të mbyllur hapësirat dhe për të mos i dhënë kundërshtarit mundësinë të shfaqë cilësitë e veta.

Trajneri nënvizoi se Spanja ka lojtarë të nivelit të lartë dhe një repart ofensiv shumë cilësor, ndërsa Shqipëria mbështetet te karakteri, disiplina dhe organizimi i fortë në mbrojtje. Plani është që hapësirat e krijuara nga spanjollët gjatë sulmit të shfrytëzohen për tranzicion pozitiv dhe kundërsulme. Bushi tha se ekipi ka punuar shumë për këtë aspekt dhe beson se do të arrijë ta godasë Spanjën në ato momente.

Skuadra shqiptare, sipas tij, është në gjendje shumë të mirë fizike dhe nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar. Grupit i janë bashkuar edhe dy futbollistë nga ekipi A, mes tyre Sina, ndërsa Fetai pritet të mbërrijë sot dhe të marrë pjesë në stërvitjen e fundit. Bushi premtoi se të nesërmen ekipi do të luftojë me shpirt e zemër, pa u dorëzuar, me synimin për të mposhtur Spanjën.

Formacioni pritet të pësojë 5-6 ndryshime, pasi skuadra ka nevojë për freski pas ngarkesës së ndeshjes me Luksemburgun. Disa lojtarë aktivizuan 90 ose 70 minuta, ndaj trajneri do t’u japë mundësi futbollistëve të tjerë, të cilët i përshtaten pozicioneve dhe mënyrës së lojës së ekipit. Disa prej tyre janë të rinj dhe mund ta nisin për herë të parë një ndeshje si titullarë.

Plani i Shqipërisë do të jetë mbrojtja e fortë dhe e ngushtë, për t’i hequr Spanjës çdo mundësi, ndërsa në fazën sulmuese synohet përdorimi i dy lojtarëve të shpejtë për të goditur në kundërsulm.

Alban Bushi u bëri thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në “Air Albania” për të mbështetur Kombëtaren U-21, duke kujtuar se hyrja në stadium do të jetë falas. Ai vlerësoi mbështetjen që tifozët u kanë dhënë ndër vite Kombëtares A dhe ekipeve të moshave.

Trajneri theksoi se gjatë muajit të fundit të gjitha ekipet kombëtare të moshave kanë pasur sukses dhe tifozët kanë qenë të pranishëm në stadiume. Për këtë arsye, ai pret që nesër në “Air Albania” të ketë shumë mbështetës, pasi futbolli, sipas tij, humbet bukurinë pa tifozët dhe bëhet më i bukur e më rezultativ me praninë e tyre.


Shtuar më 16.11.2026 14:26

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobet