Elon Musk dhe dhjetëra drejtues të njohur të industrisë së teknologjisë në Silicon Valley kanë mbështetur një fushatë për rikthimin e Jensen Huang në krye të gjigantit të inteligjencës artificiale, Nvidia.
Sipas Financial Times dhe The Guardian, një peticion publik që kërkon rikthimin e tij ka mbledhur mbi 158 mijë firma, mes tyre edhe emra të njohur si Elon Musk, Tim Sëeeney, drejtues i Epic Games, dhe Garry Tan, kreu i Y Combinator.
Huang dha dorëheqjen më 12 nëntor, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë, ndërsa Nvidia caktoi drejtoreshën financiare Colette Kress si drejtuese të përkohshme.
Largimi erdhi pas raportimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një grua të dyshuar nga disa burime të inteligjencës amerikane si e përfshirë në spiunazh për Kinën.
Ndërkohë, sipas Financial Times, Huang ka diskutuar me persona të afërt mundësinë e rikthimit, ndërsa aleatët e tij në Silicon Valley po organizojnë një fushatë lobimi pranë bordit drejtues të Nvidia-s, madje duke synuar edhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, deri tani nuk ka një vendim zyrtar për rikthimin e tij dhe bordi po vijon procesin për gjetjen e një drejtuesi të përhershëm.












