Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me incidentin e ndodhur gjatë eventit të mbrëmshëm ku u interpretua një këngë me përmbajtje nacionaliste kundër Kosovës.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, kreu i qeverisë e cilësoi këtë veprim si të papërshtatshëm dhe theksoi se ai nuk duhet të kalojë në heshtje.
Rama theksoi se incidente të tilla nuk duhet të rikthejnë tensionet e së kaluarës në rajon.
“Më lejoni të them diçka para se ti përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, që nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi. U interpretua nën titullin e bukur melodik të unitetit.
Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por ka të bëjë me nevojën që të mos lihet të kalojë në heshtje asgjë që na bën të kthehemi në të shkuarën. Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh, për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën tonë, në anën e Europës, pra të mos shkojë në të kundër të kësaj bindjeje. Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos lëmë hapësirë për bertejat mesjetare. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim”, tha kryeministri Rama.
Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”
SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë
Policia rrugore: 9 të arrestuar dhe 21 të proceduar në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, mbi 4300 gjoba
- 14:40 Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”
- 14:32 Fluturimet në SHBA drejt normalizimit pas tri ditësh ndërprerjesh
- 14:08 “Masa e arrestit ndaj Vlora Hysenit”, kreu i SPAK: Situata nuk ndikon në bashkëpunimin institucional
- 13:54 SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë
- 13:48 “Shqipëria përmes syve të Bajronit”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore performon për herë të parë në Skoci
- 13:39 UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s