Cristian Chivu është fituesi i çmimit “Panchina d’Oro 2026” (Pankina e Artë), duke u vlerësuar nga kolegët si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar në Itali. Tekniku rumun mori 16 nga 43 votat, duke lënë pas Cesc Fabregas të Comos (12 vota) dhe Gian Piero Gasperinin e Romës (9 vota).
I emocionuar gjatë ceremonisë, Chivu deklaroi: “Është gjithmonë diçka e veçantë të marrësh një çmim të tillë. Falënderoj klubin dhe lojtarët, që i shndërrojnë gjithmonë idetë e trajnerëve në rezultate. Falënderoj edhe familjen time, që më qëndron pranë në fitore, por mbi të gjitha në humbje”.
Chivu, i cili sezonin e kaluar fitoi titullin kampion dhe Kupën e Italisë me Interin, nisi karrierën si trajner në akademinë zikaltër. Më parë drejtoi Parmën drejt mbijetesës në Serie A. Në Serie B u vlerësua Massimiliano Alvini, ndërsa çmimi në Serie C shkoi për Francesco Tomein e Ascolit.







