Një sherr i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, datë 15 nëntor në qytetin e Klosit, ku, sipas burimeve për JOQ qytetari F. M dhe djali i tij, janë përfshirë në një konflikt fizik me pjesëtarë të familjes Kola.
Në konflikt thuhet se kanë qenë të pranishëm Ervis Kola, djali i kryetares së Bashkisë Klos, Valbona Kola, si dhe bashkëshorti i saj, Ferdi Kola, i cili raportohet se mban detyrën e shefit të krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë.
Ngjarja ngre pikëpyetje serioze lidhur me rrethanat e konfliktit dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë, veçanërisht për shkak të funksioneve publike dhe policore që lidhen me familjen Kola.
Ka dyshime se sherri i ndodhur në mes të rrugës lidhet vetëm me bindjet politike të dy familjeve pasi nuk njihen si persona problematikë me ligjin.
Në pamje mund të shihni se si ata rrihen në mes të rrugës dhe disa qytetarë përpiqen t’i ndajnë duke qetësuar situatën.