Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e minimizoi rëndësinë e anulimit të samitit të liderëve të vendeve anëtare të aleancës, i cili ishte planifikuar të mbahej vitin e ardhshëm në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, i cituar nga agjencia e lajmeve Associated |Press, u shpreh se “ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti, por sigurisht jo në vitin 2027”. Ai shtoi se “nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të mbahet në Tiranë”.