E hënë, 16 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Nga Egli Tako tek Ingrid Gjoni, “Big Brother VIP” me plot surpriza
Lajme

Nga Egli Tako tek Ingrid Gjoni, “Big Brother VIP” me plot surpriza

Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” po afron dhe emrat e personazheve që mund t’i bashkohen këtij sezoni kanë nisur të qarkullojnë. Spektakli pritet të nisë më 19 dhjetor, ndërsa në listën e emrave të përfolur për pjesëmarrje është edhe këngëtarja e njohur Ingrid Gjoni.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, këngëtarja pritet të jetë një nga banoret e reja që do të përballet me sfidën e izolimit dhe bashkëjetesës përpara kamerave. Pjesëmarrja e saj, nëse konfirmohet, mund të jetë një nga surprizat e këtij edicioni, duke sjellë një tjetër personazh të njohur në garën për çmimin e madh.

Por risitë e sezonit të ri nuk duket se do të kufizohen vetëm te përbërja e banorëve. Një rikthim i mundshëm në një rol të ri televiziv lidhet edhe me Egli Takon, e cila mund të jetë një nga figurat kryesore të programacionit shoqërues të spektaklit.

Ish-banorja e “Big Brother VIP” është në diskutime për të marrë drejtimin e emisionit “Big Brother Fan Club”. Sipas informacioneve, Egli ka shfaqur interes dhe ka dhënë një përgjigje paraprakisht pozitive për këtë mundësi, ndërsa negociatat mes palëve thuhet se kanë avancuar.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për arritjen e marrëveshjes dhe as për emërimin e saj si moderatore.

Për këtë pozicion ishte përmendur më herët edhe emri i Selin Bollatit, por kjo e fundit ka mohuar mundësinë për t’u bërë pjesë e “Fan Club”.

Me afrimin e datës 19 dhjetor, interesi për “Big Brother VIP Albania 6” po rritet, ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar si te emrat që mund të hyjnë në shtëpi, ashtu edhe te ndryshimet që pritet të ketë formati jashtë saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.