23 gjoba janë vendosur pas tubimit të së dielës, për bllokimin e qarkullimit rrugor. Shifra totale e masave administrative të vendosura ndaj protestuesve që prej datës 28 tetor ka shkuar në 268. Pjesa dërrmuese e tyre janë me vlerë 5 mijë lekë, ndërsa vetëm në 3 raste është aplikuar masa maksimale prej 500 mijë lekësh.