Edi Rama i kërkon Bashkimit Europian të ndryshojë rregullat e zgjerimit dhe t’i ulë vendet kandidate në tryezën europiane pa pritur përfundimin e të gjithë kapitujve të negociatave.
Për të “bindur” Europën, Rama përdori edhe metafora të pazakonta, duke paralajmëruar se vendet e Ballkanit mund të joshen nga “një gangster rus” apo nga “lodrat kineze”, nëse Brukseli i mban gjatë jashtë.
Ndërsa deklaron se shqiptarët nuk kërkojnë alternativa dhe duan vetëm Europën, Rama duket se po kërkon anëtarësim politik përpara se të jetë përmbyllur rruga e reformave.
Por pyetja që mbetet është e thjeshtë: pse duhet të ndryshojë Europa rregullat, në vend që Shqipëria të përshpejtojë përmbushjen e tyre?
“Politika është shumë pas dhe ajo për të cilën lutem është që sot Europa, të gjejë momentin e saj Helmut Cohl. Ai nuk shkoi në vendin ku ra murin për ti thënë bashkeatdhetarëve të tij gjermano lindorë, jeni të lirinë shijojeni lirinë, po gjejeni keni edhe 33 kapituj para se të jetojmë se bashku. Por jo, i tha tashmë jemi bashkë, pjesa tjetër do të vijë.
Ndaj mendoj se ka ardhur koha për KE, këshillin, shtetet anëtare të sjellë ‘7 fëmijët’ e Ursulës, në tryezë, secili duhet të jetë pjesë e tryezës por sicili mund të përfitojë nga tryeza pikërtisht cfarë thotë procesi i bazuar në meritë.
Është e bëshme, është politike, por ndërkohë jemi të gjithë në tryezë. Se nëse do u thoshte rrituni në lagje para se t’u pranojmë në shtëpi, mund të rrezikojmë që fëmijët të mos vijnë në shtëpi, vajza mund të binte në dashuri me një gangster rus e kur je i ri duket më tërheqës se BE, apo një tjetër mund të luante me lodra kineze.
Pra, nuk mund të mbahemi jashtë, jo ne shqiptarët se ne jemi si askush tjetër këtu, nuk kemi kemi marrëdhënie me Rusinë, jemi i vetmi vend pa ndonjë investim të rëndësishëm kinez. Jemi të dashur me BE dhe do të rrijmë aty edhe nëse BE do të zhduket. E mira është që ne nuk duam dhe nuk po kërkojmë alternativa. Ne duam që të bashkohemi me BE. Nuk ikni dot prej nesh, nuk shpëtoni dot prej nesh. Kështu që na merrni brenda.” u shpreh Rama.












