Gjakmarkaj takon në Milano deputetin e Forza Italia-s: Mbështetje PD në betejën për zgjedhje të lira

Gjakmarkaj takon në Milano deputetin e Forza Italia-s: Mbështetje PD në betejën për zgjedhje të lira

15:06, 16/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar takime në Itali me deputetin e Forza Italia-s, Alessandro Cattaneo.

Në fokus të bisedës ishte edhe mbështetja për Partinë Demokratike dhe betejën e saj opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme, sundimin e ligjit dhe denoncimin e narkoshtetit.

Mesazhi Gjekmarkaj:

Në Milano, një takim me deputetin e Forza Italia-s, Alessandro Cattaneo, për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy forcave politike dhe mbështetjen për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Forza Italia, forcë politike e qendrës së djathtë dhe pjesë e mazhorancës qeverisëse të Giorgia Melonit, rikonfirmon mbështetjen e së djathtës italiane për integrimin europian të Shqipërisë.

Në fokus të bisedës ishte edhe mbështetja për Partinë Demokratike dhe betejën e saj opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme, sundimin e ligjit dhe denoncimin e narkoshtetit.

Një përshëndetje e veçantë nga Milano për liderin e PD-së, Sali Berisha, aleatin e hershem të Forza Italia-s dhe mikun e Silvio Berlusconit.

Marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes së djathtës shqiptare dhe asaj italiane mes Shqiperise dhe Italise kanë një histori që meriton të vijojë edhe në sfidat e sotme europiane. Diaspora shqiptare në gadishullin Apenin është gjithashtu një realitet i patjetërsueshëm mes vendeve dhe popujve tanë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco