Bytyqi: Rruga tranzit në Pejë në gjendje të rëndë
Asamblisti i Aleancës në Kuvendin Komunal të Pejës, Naim Bytyqi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rëndë të rrugës tranzit në Pejë, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.
“Rruga tranzit në Pejë është në gjendje të tmerrshme”, ka deklaruar Bytyqi.
Ai ka theksuar se prej vitesh ekziston një paqartësi lidhur me përgjegjësinë për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Sipas tij, Komuna e Pejës deklaron se rruga është në kompetencë të Ministrisë, ndërsa kjo e fundit, sipas qëndrimit të saj në vitin 2025, ka mohuar përgjegjësinë, me arsyetimin se ky segment nuk përfshihet në listën e rrjeteve rrugore nën administrimin e saj.
“Fatkeqësisht, prej vitesh kemi kërkuar dhe po e ripërsërisim kërkesën tonë që ky problem të gjejë zgjidhje”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka publikuar edhe një video të realizuar më 16 nëntor 2026, ku shihet gjendja aktuale e rrugës tranzit në Pejë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për ndërhyrje institucionale. /Telegrafi/





























