• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani/ SPAK çon Ballukun në gjyq, zbardhen të gjithë emrat

by Bota Bota
November 16, 2026
in Aktualitet, Kryesore
10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani/ SPAK çon Ballukun në gjyq, zbardhen të gjithë emrat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 25 personave të tjerë, si dhe dy kompanive.

Në këtë dosje janë përfshirë 26 persona fizikë dhe dy persona juridikë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale, që lidhen kryesisht me shkeljet në procedurat e prokurimit publik, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Sipas SPAK, hetimi përfshin 10 procedura tenderimi të zhvilluara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Albcontrol.

Akuzat ndaj Belinda Ballukut

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është personi kryesor në këtë dosje. SPAK e akuzon për:

Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, në bashkëpunim, në nëntë raste.

Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, në dy raste.

Pastrim të produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Sipas hetimeve, Balluku dyshohet se ka ndërhyrë në procedurat e tenderimit për të orientuar fituesit, ndërsa një pjesë e përfitimeve të dyshuara nga këto procedura lidhen me dy vila në bregdet, të regjistruara në emër të personave të tjerë.

Kush janë 26 personat e pandehur dhe për çfarë akuzohen?

1. Belinda Balluku, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera (nëntë herë), korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë (dy herë), si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

2. Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzohet për shpërdorim detyre, në bashkëpunim.

3. Evis Berberi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, në nëntë raste.

4. Ergys Verdho, ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së, akuzohet për shpërdorim detyre, në bashkëpunim.

5. Gentian Gjyli, ish-drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në dy raste, si dhe shpërdorim detyre.

6. Erald Elezi, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tre raste.

7. Genti Raça, ish-përgjegjës i Sektorit të Preventivit në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në katër raste, si dhe shpërdorim detyre.

8. Miranda Shkurti, ish-përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tetë raste.

9. Jetmira Dervishi, ish-specialiste e nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

10. Mirzeta Kashnica, ish-specialiste e nivelit të lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

11. Jonida Çeçe, ish-specialiste në Sektorin e Prokurimeve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tre raste.

12. Klarita Konomi, ish-përgjegjëse e Sektorit të Hartimit të Projekteve të Brendshme në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

13. Arbër Troka, ish-specialist në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në dy raste.

14. Adja Strazimiri, ish-specialiste në Sektorin e Hartimit të Projekteve të Huaja në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

15. Anila Sulollari, ish-specialiste në ARRSH, akuzohet për shpërdorim detyre.

16. Adrian Kroi, ish-specialist në Sektorin e Hartimit të Projekteve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tre raste, si dhe shpërdorim detyre.

17. Gëzim Noni, ish-specialist në Sektorin e Hartimit të Projekteve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tre raste.

18. Nikollaq Mihali, ish-specialist në Sektorin e Hartimit të Projekteve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tre raste.

19. Eduart Agalliu, ish-specialist në Sektorin e Prokurimeve në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

20. Arlinda Gordani, ish-specialiste në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në katër raste.

21. Denis Xhoxhi, ish-specialiste në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tre raste.

22. Dhurata Lazaj, ish-specialiste në ARRSH, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, në tre raste.

Personat e tjerë të përfshirë në dosje:

23. Joana Bushi akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim.

24. Igli Tare akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

25. Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale, në bashkëpunim.

26. Arbër Abazi akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe falsifikim të vulave, stampave ose formularëve, më shumë se një herë.

Dy kompanitë e marra të pandehura

Përveç 26 personave fizikë, SPAK ka marrë të pandehura edhe dy shoqëri tregtare:

“Alko Impex General Construction”,, akuzohet për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

“Eurocol” sh.p.k., akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

 

10 tenderat që janë në fokus të hetimeve

SPAK ka identifikuar 10 procedura prokurimi, për të cilat dyshohet se janë kryer shkelje dhe është favorizuar shpallja fituese e kompanive të caktuara.

Bëhet fjalë për:

Ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Punimet në segmentin Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe Qendra e Monitorimit të Trafikut.

Segmentin rrugor Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2.

Segmentin Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë, urat mbi lumin e Tiranës.

Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 4.

Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 5.

Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 6.

Unazën e Jashtme të Tiranës, Loti 7.

Rrugën Porto Romano – Durrës, Loti 3.

Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol.

Tuneli i Llogarasë, dëmi ekonomik mbi 7.4 miliardë lekë

Një nga pjesët kryesore të dosjes lidhet me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, me fond limit rreth 18.9 miliardë lekë pa TVSH.

Sipas SPAK, Balluku, megjithëse kishte deleguar formalisht kompetencat e titullarit të autoritetit kontraktor te sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë, Viola Haxhiademi, dyshohet se ka ndjekur dhe orientuar të gjithë procesin e tenderimit.

Hetuesit pretendojnë se qëllimi ka qenë favorizimi i bashkimit të kompanive turke “Intekar Yapi” dhe “Asl Insaat”.

Sipas prokurorisë, kriteret e tenderit janë përcaktuar në mënyrë të tillë që të favorizonin këtë bashkim operatorësh, i cili u shpall fitues pavarësisht se, sipas SPAK, nuk përmbushte kriteret e kërkuara.

Hetimi ka evidentuar gjithashtu parregullsi në përllogaritjen e fondit limit. Sipas ekspertimit teknik të administruar nga SPAK, kjo procedurë i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej rreth 2 miliardë lekësh.

Një tjetër problematikë është konstatuar gjatë zbatimit të kontratës, në lidhje me miratimin e preventivit të rishikuar. Sipas SPAK, preventivi është miratuar me volume dhe çmime të fryra, pa analizat dhe verifikimet e nevojshme teknike.

Për këtë pjesë, dëmi ekonomik i përllogaritur nga ekspertimi arrin në rreth 5.4 miliardë lekë.

Tenderat e Unazës dhe rrugëve të Tiranës

Një pjesë e konsiderueshme e hetimeve lidhet me tenderat e Unazës së Jashtme të Tiranës dhe disa segmenteve të tjera rrugore.

Sipas SPAK, në procedurën për punimet në segmentin Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1, dyshohet se është favorizuar kompania “Salillari”.

Në tenderin për segmentin Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri, Loti 2, prokuroria pretendon se është favorizuar bashkimi i kompanive “4A-M”, “ED Konstruksion” dhe “IDK Konstruksion”.

Ndërsa për segmentin Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë, urat mbi lumin e Tiranës, fituese është shpallur kompania “Albstar”.

Edhe në tenderat e Unazës së Jashtme, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të ngjashme.

Në Lotin 4 dyshohet se është favorizuar bashkimi i kompanive “Euroteorema Peqin”, “PE-VLA-KU” dhe “Nova Construction 2012”.

Në Lotin 5 dyshohet se është favorizuar bashkimi i kompanive “G.P.G Company” dhe “Senka”.

Në Lotin 6 dyshohet se është favorizuar kompania “Gjoka Konstruksion”.

Në Lotin 7 dyshohet se është favorizuar bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction” dhe “2T”.

Sipas hetimeve, në disa prej këtyre procedurave janë shkurtuar afatet për paraqitjen e ofertave dhe janë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e kompanive të tjera.

Vila në Palasë dhe përfitimi prej 250 mijë eurosh

Një nga elementet më të rëndësishme të dosjes lidhet me një vilë në kompleksin turistik “Green Coast”, në Palasë.

Sipas SPAK, Belinda Balluku dyshohet se është pronarja faktike e një vile me sipërfaqe totale 478 metra katrorë, e cila rezulton e regjistruar në emër të Igli Tares.

Prokuroria pretendon se ndërtimi i kësaj pasurie është financuar fillimisht nga Igli Tare, me një investim prej 250 mijë eurosh, deri në fazën e karabinasë.

Më pas, sipas hetimeve, punimet për përfundimin e vilës dhe ndërtimin e pishinës janë financuar nga Arbër Abazi, përmes kompanisë “Alko Impex General Construction”.

SPAK pretendon se ky investim është bërë në këmbim të favorizimit të kompanisë në tenderin për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, Loti 7.

Sipas prokurorisë, Balluku nuk e ka deklaruar këtë pasuri dhe ka përdorur dokumentacion fiktiv për të fshehur pronësinë e saj.

Vila në Dhërmi dhe tenderi i Albcontrol

Një tjetër pasuri që SPAK lidh me përfitime të dyshuara të parregullta është një vilë në resortin turistik “White Rocks”, në Gjilekë të Dhërmiut.

Bëhet fjalë për një vilë dykatëshe, me parcelë prej të paktën 300 metrash katrorë, sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë.

Sipas SPAK, pasuria, me vlerë 145 mijë euro në momentin e porosisë, dyshohet se është përfituar nga Balluku në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në tenderin për rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol.

Prokuroria pretendon se kompania është favorizuar që në fazën e përgatitjes së tenderit dhe më pas gjatë zbatimit të kontratës, duke përfituar edhe një parapagim prej 50% të vlerës së saj.

Sipas hetimeve, vila është regjistruar në emër të Igli Tares përmes një kontrate porosie, ndërsa për fshehjen e pronësisë dyshohet se janë përdorur edhe dokumente të tjera fiktive, përfshirë një kontratë qiraje mes Igli Tares dhe Joana Bushit.

SPAK: Dy vilat me vlerë 1.83 milionë euro janë sekuestruar

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dy vila, vlera e përgjithshme e të cilave, sipas SPAK, arrin në 1 milion e 830 mijë euro.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Vila në kompleksin “Green Coast”, Palasë, me vlerë 1 milion e 110 mijë euro.

Vila në resortin “White Rocks”, Dhërmi, me vlerë aktuale tregu 720 mijë euro.

Tags: “Eurocol” sh.p.k.“Green Coast”AlbcontrolArber AbaziAsl Insaat“belinda ballukuErald EleziErgys VerdhoEurocolEvis BerberiGentian GjyliGjoka KonstruksionIIDK KonstruksionIntekar Yapispaktuneli i llogaraseViola Alko Impex General ConstructionViola Haxhiademi
Previous Post

Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Durrës-Tiranë

Next Post

A është marrë deputetja e PS, Sara Mile nën hetim për korrupsion në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

Bota Bota

Bota Bota

Next Post
A është marrë deputetja e PS, Sara Mile nën hetim për korrupsion në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

A është marrë deputetja e PS, Sara Mile nën hetim për korrupsion në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

TË FUNDIT

A është marrë deputetja e PS, Sara Mile nën hetim për korrupsion në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

A është marrë deputetja e PS, Sara Mile nën hetim për korrupsion në zgjedhje? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Klodian Braho

November 16, 2026
10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani/ SPAK çon Ballukun në gjyq, zbardhen të gjithë emrat

10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani/ SPAK çon Ballukun në gjyq, zbardhen të gjithë emrat

November 16, 2026
Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Durrës-Tiranë

Përfshihet nga flakët një magazinë në autostradën Durrës-Tiranë

November 16, 2026
OBSH zbulon shifrat tronditëse: 39 milionë viktima në 25 vite! Antibiotikët po humbasin efektin

OBSH zbulon shifrat tronditëse: 39 milionë viktima në 25 vite! Antibiotikët po humbasin efektin

November 16, 2026
Kosovë/ U kap me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë pas marrjes në pyetje në polici

Kosovë/ U kap me kokainë në makinë, gruaja ndërron jetë pas marrjes në pyetje në polici

November 16, 2026
10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli

10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli

November 16, 2026
Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës

Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës

November 16, 2026
Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut

November 16, 2026
Detaje/ Shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

Detaje/ Shpërthimi me tritol në banesën e 33-vjeçarit në Patos, pista kryesore ajo e hakmarrjes

November 16, 2026
Shpërthim me tritol në Patos, shënjestrohet banesa e 33-vjeçarit në arrest shtëpie (Emri)

Shpërthim me tritol në Patos, shënjestrohet banesa e 33-vjeçarit në arrest shtëpie (Emri)

November 16, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • I kërkoi të birit të dorëzohej në polici, por u vra me tritol në makinë/ “Në Shënjestër” “zbërthen” ekzekutimin e Isuf Jaçajt në Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL