Celebrities Film & Tv Gossip

A e kaloi testin e shoqërisë Aleksandër Gjoka? Telefonata e papritur nga Redon Makashi: Më është prishur makina, eja më merr

Këngëtari i njohur, Redon Makashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur për jetën e tij private dhe profesionale. Në një moment gjatë intervistës, ai foli edhe për dy kolegët e tij, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, ku të tre bashkë njihen si grupi “Tre Musketjerët”.

I pyetur nga moderatori, Luiz Ejlli, se cili prej tyre do i përgjigjej direkt në telefon, Redoni tha “direkt Sandri”. Për këtë arsye, ai duhej t’a merrte në telefon dhe t’i thoshte se “e ka lënë makina në Kashar”. Makashi e mori në telefon dhe Gjoka u përgjigj menjëherë. Teksa Redoni i tha se e ka lënë makina në Kavajë dhe shton nëse mundet të shkojë t’a marrë, ai nuk heziton t’i vijë në ndihmë mikut të tij.

Pjesë nga biseda në telefon:

Aleksandër: Alo

Redon: Hë mo trim, ç’bëhet?

Aleksandër: Hiç

Redoni: Më ka lënë makina këtej nga Kavaja, vjen e më merr, se nuk e di ça ka.

Aleksandër: Po, ku?

Redoni: Kaq Sandër, kaq dua nga ti.

Aleksandër: Humor?

Luizi: E kalove testin.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.