Monday / November 16 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Tatimet: Fermerët s’humbasin kompensimin 10% të këtij viti, edhe nëse kalojnë me TVSH në 2027

Share Share Icon

Për furnizimet e kryera gjatë vitit 2026 fermerët nuk do të humbasin të drejtën për të përfituar kompensimin 10% të TVSH-së, edhe në rast se nga 1 janari 2027 do të përfshihen në regjimin e TVSH-së për shkak të uljes së pragut të regjistrimit nga 10 milionë në 5 milionë lekë.

Propozimi i paketës fiskale për përgjysmimin e pragut të detyrueshëm të TVSH hyn në fuqi nga 1 janari 2027.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se pavarësisht ndryshimeve, fermerët nuk do të humbasin të drejtën të aplikojnë për kompensimin 10% edhe për furnizimet e 6-mujorit të dytë të këtij viti, pavarësisht se afati i aplikimit përfundon në qershor 2027.

Aktualisht, aplikimet për kompensimin e TVSH-së, që llogaritet në masën 10% të vlerës pa TVSH të furnizimeve të dokumentuara me autofaturë, kryhen për dy periudha.

Për furnizimet e periudhës janar-qershor 2026, afati i fundit për aplikim është 31 dhjetori 2026, ndërsa për furnizimet e periudhës korrik-dhjetor 2026, aplikimet mund të paraqiten deri më 30 qershor 2027. Kompensimi kryhet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës.

Sipas të dhënave të administratës tatimore, deri në fund të tetorit kanë aplikuar online për kompensimin e TVSH-së përmes autofaturës 5,995 fermerë. Nga këto aplikime, 5,148 janë aprovuar, ndërsa 469 të tjera vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.

Kompensimi i TVSh-së për fermerët arrihen 6 mijë aplikime, kërkohen 13.3 mln euro

Ndërkohë, nga 1 janari 2027, fermerët që do të jenë subjekt i regjistrimit të detyrueshëm në TVSH sipas pragut të ri prej 5 milionë lekësh nuk do të përfitojnë më nga skema e kompensimit 10%, pasi do të kalojnë në regjimin e zakonshëm të TVSH-së.

Deri më 31 dhjetor 2026, pragu aktual i regjistrimit të detyrueshëm mbetet 10 milionë lekë qarkullim vjetor. Me hyrjen në fuqi të pragut të ri, detyrimi për regjistrim do të lindë kur qarkullimi pa TVSH të tejkalojë kufirin prej 5 milionë lekësh.

Kontabilistët shpjeguan se Udhëzimi i ministrit të Financave për skemën e TVSH-së përcakton se fermeri përfiton të drejtën e kompensimit për sa kohë që qarkullimi i tij vjetor nuk tejkalon kufirin minimal të përcaktuar të regjistrimit për TVSH-në.

Qarkullimi llogaritet mbi vlerën totale të furnizimit të shënuar në faturë për produktet bujqësore të shitura ndaj personave të tatueshëm, të regjistruar në TVSH, që ushtrojnë aktivitet si grumbullues, përpunues të produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar.

Për rrjedhojë, nëse pragu ulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë, fermerët që realizojnë qarkullim mbi 5 milionë lekë, por nën pragun aktual prej 10 milionë lekësh, nuk do të plotësojnë më kushtin për të përfituar nga skema e kompensimit 10%.

Udhëzimi përcakton gjithashtu se përfitues të skemës janë fermerët që furnizojnë mallra me prejardhje nga puna e tyre në aktivitetet prodhuese bujqësore dhe që janë pajisur me numër identifikimi (NIPT) nga administrata tatimore.

Ulja e pragut të TVSH, kontabilistët: Nga 1 janari fermerët do të humbasin kompensimin 10%

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Hotel retro në Bulqizë, FSHZH tender 1 mln euro për “Divizionin”

Një hotel me 23 dhoma, me ambiente të frymëzuara nga estetika e periudhës së komunizmit, parashikohet të ndërtohet në Parkun Tematik Retro “Divizio...

3 hours më parë 2 Min Lexim

Shpenzimet e sektorit bankar për fondin e humbjeve nga kredisë u rritën për 9-mujorin

Shpenzimet e bankave për fondin rezervë të kredive me probleme janë në rritje të lehtë gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, n...

3 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!