Dhuna e ushtruar nga i biri i mori jetën pas 10 ditësh trajtim në spital. 72-vjeçari, i cili u sulmua me sende të forta nga djali i tij 37-vjeçar, në fshatin Rrushkull të Manzës, në Durrës, nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të rënda. Ngjarja ndodhi më 6 nëntor, kur 37-vjeçari dhunoi të dy prindërit e tij, babanë 72-vjeç dhe nënën 69-vjeçe, përpara banesës së tyre në fshat.