Kërcënime të reja me bombë në shkollat italiane, mësimi vijon normalisht pas ndryshimit të protokollit
Vazhdojnë kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e Italisë, pasi sot janë dërguar e-maile të reja kërcënuese në një numër shkollash, ku pretendohet se janë vendosur lëndë shpërthyese.
Mesazhet mbajnë sërish firmën e “Mikhail Andropov”, por ndryshe nga ajo që ndodhi javën e kaluar, sot autoritetet përgjegjëse vendosën që mësimi të vijonte normalisht, pa evakuuar godinat shkollore.
Kujtojmë se, në bazë të masave të fundit të miratuara nga qeveria e Giorgia Melonit, vendimmarrja për evakuimin e shkollave nuk u takon më drejtorëve të tyre, por prefektëve të zonave përkatëse.
Protokolli i ri përcakton gjithashtu se, në rast se i njëjti e-mail kërcënues u dërgohet një numri të madh shkollash, mësimi nuk duhet të ndërpritet, përveç rasteve kur ekzistojnë prova serioze për vendosjen e një bombe.
Sherr mes dy të ftuarve në një studio televizive në Armeni, përplasen fizikisht (VIDEO)
Macron paralajmëron: Kufizimi i ndihmës për Ukrainën, “recetë për një luftë tjetër”
Irani bllokon vizitat e OKB-së në vendet bërthamore deri në përfundim të luftës me SHBA-në dhe Izraelin
- 15:49 Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve
- 15:48 Sherr mes dy të ftuarve në një studio televizive në Armeni, përplasen fizikisht (VIDEO)
- 15:43 Macron paralajmëron: Kufizimi i ndihmës për Ukrainën, “recetë për një luftë tjetër”
- 15:34 Klopp bën thirrje për ndryshime në FIFA: Infantino është president më i keq se Blatter
- 15:30 Irani bllokon vizitat e OKB-së në vendet bërthamore deri në përfundim të luftës me SHBA-në dhe Izraelin
- 15:27 Shpëtimi i ekuipazhit të një anijeje që u përmbys në Detin e Zi, ministria bullgare jep detaje