Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve

16 Nëntor 2026 | 15:49

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2025, brenda ambienteve të Gjykatës.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e funksionarit publik, tentativën e vrasjes së dy personave të tjerë dhe armëmbajtjen pa leje.

Ndërsa Gjon Shkambi akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë. Për punonjësin e sigurisë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve, pas të shtënave që i morën jetën gjyqtarit Kalaja, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor. Tashmë, përtej hetimeve dhe akuzave të ngritura nga Prokuroria, vendimmarrja i kalon gjykatës për të përcaktuar përgjegjësitë penale të secilit prej të pandehurve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Protestat në Shqipëri janë “revolucioni i pritshmërive më të larta”

Kryeministri Edi Rama foli në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Bruksel, ku mori pjesë në panelin me temë...
14:40 | 16/11/2026

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me incidentin e ndodhur gjatë eventit të mbrëmshëm ku u interpretua një këngë me përmbajtje nacionaliste kundër...
14:39 | 16/11/2026

SPAK dërgon në gjykatë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dosjen ndaj ish-zv kryeministres Balluku dhe...
13:54 | 16/11/2026