Gjatë një takimi me gazetarët, kreu i SPAK, Klodian Braho, foli dhe për çështjen e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe masën e arrestit ndaj saj.

Braho deklaroi se situata e krijuar nuk ndikon në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes institucioneve, duke theksuar se një institucion nuk mund të identifikohet me një individ.

“Pavarësisht situatës me ish-drejtuesen e SHISH-it, bashkëpunimi vijon. Unë besoj te institucionet, nuk mund ta identifikojmë një institucion me një individ”, u shpreh Braho.

Braho u pyet edhe për çështjen e deputetes socialiste, Sara Mila e cila u mor në pyetje për në lidhje me një hetim të nisur për blerje votash nga prokuroria e posaçme në zgjedhjet e 2025-ës. Braho tha se çështja është në hetim dhe “s’mund të ndaj asgjë në këto momente”.