Pas dëmtimeve të regjistruara në sinjalistikën rrugore gjatë protestave studentore në Tiranë, ka nisur puna për riparimin dhe zëvendësimin e semaforëve në disa prej segmenteve të kryeqytetit.
Disa prej tyre janë rikthyer në vend pas riparimit, ndërsa të tjerë janë zëvendësuar me pajisje të reja.
Për gati një muaj, një pjesë e sinjalistikës rrugore në këto akse nuk ka funksionuar, ndërsa në disa segmente të tjera semaforët kanë vijuar të punojnë normalisht.













