Reshjet e shiut vështirësojnë qarkullimin në Prishtinë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në lagjen Dardania në Prishtinë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Në pamjet e siguruara nga Telegrafi, shihet se uji ka mbuluar një pjesë të rrugës, ndërsa kalimi me vetura është bërë i vështirë.
Situata ka shkaktuar pengesa në trafik, duke detyruar pjesëmarrësit në komunikacion të lëvizin me kujdes të shtuar.
Reshjet e shiut kanë rikthyer edhe një herë problemin e grumbullimit të ujit në rrugët e kryeqytetit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate







































