E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shpërbërje.

Reshjet e shiu me intensitet të ulët priten të jenë prezente deri në orët e mëngjesit,  të cilat pas orëve të mëngjesit gradualisht do të lokalizohen në veri të vendit deri në orët e mbrëmjes.

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 21 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.

Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.