Ambasadori i Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në Sarandë, ku është njohur me historinë e qytetit dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të biznesit vendas. Ambasada informon se gjatë vizitës Wendt diskutoi me drejtues të bizneseve lokale për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Ambasadori u takua gjithashtu me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA-së, të cilët, sipas ambasadës, kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe miqësisë mes dy vendeve.
”Histori, biznes dhe miqësi në jug të Shqipërisë! Në Sarandë, ambasadori Eric Wendt përshkoi shekuj të historisë shqiptare dhe bisedoi me drejtues të bizneseve vendase për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Ai u takua edhe me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe me ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA, të cilët me angazhimin e tyre forcojnë çdo ditë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”,-shkruan Ambasada e Amerikës.

