Teksti i marrëveshjes për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Austrisë është dakorduar, ndërsa pritet që së shpejti të përfundojnë procedurat e nevojshme për nënshkrimin e saj. Këtë e bëri të ditur sot ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Gjatë takimit me ambasadorin austriak në Kosovë, Georg Schnetzer, Hoti tha se marrëveshja do të njohë dhe bashkërendojë periudhat e sigurimit, duke u mundësuar qytetarëve që kanë punuar në të dyja vendet të realizojnë të drejtat e tyre pensionale, raporton KosovaPress.
Të lidhura
None found
Pas arritjes së moshës së pensionimit, qytetarët e Kosovës që kanë jetuar dhe punuar për një kohë të gjatë në Austri do të mund të përfitojnë pensionin dhe ta marrin atë në Kosovë.
Bashkërendimi i skemave synon të garantojë që kalimi i punëtorëve nga njëri vend në tjetrin të mos ndikojë në të drejtat e tyre pensionale dhe sociale.






