Lara Kolturi magjike me flamurin e Shqipërisë, tjetër podium në Kupën e Botës

Lara Kolturi magjike me flamurin e Shqipërisë, tjetër podium në Kupën e Botës

17:03, 16/11/2026

Lara Kolturi vijon të shkruajë historinë e skive shqiptare në arenën botërore.

Ajo siguroi podiumin e dytë radhazi dhe ngjitet në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës 2026 në ski alpine, me pikë të barabarta me Emma Aicher.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka përfunduar në vendin e dytë në garën e sllallomit të zhvilluar të shtunën në Levi të Finlandës, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon në këtë fillim sezoni.

Ky është podiumi i dytë radhazi për Larën, pas vendit të dytë të siguruar tri javë më parë në Solden të Austrisë.

Kolturi zhvilloi një garë shumë të mirë në të dyja zbritjet, duke e mbyllur konkurrimin me kohën totale 1 minutë, 53 sekonda e 5 të qindtat.

Përpara saj u rendit vetëm gjermania Emma Aicher, me kohën 1:52.62, ndërsa podiumi u plotësua nga austriakja Katharina Truppe. Por suksesi në Levi ka një rëndësi edhe më të madhe për skiatoren kuqezi.

Me 80 pikët e fituara nga ky rezultat, Lara Kolturi, e cila të dielën festoi edhe 20-vjetorin e lindjes, shkon në kuotën e 160 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës, ku ndan vendin e parë pikërisht me Emma Aicher.

Pas vetëm dy garave, Shqipëria ka një përfaqësuese në majën e skive botërore.

Një nisje fantastike sezoni për Larën, e cila po dëshmon se mund të rivalizojë me emrat më të mëdhenj të këtij sporti dhe se objektivi për të luftuar për fitoren në Kupën e Botës nuk është më një ëndërr e largët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco