Kosova U-21 pëson humbje 2:0 ndaj Luksemburgut

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës u mposht të hënën 2:0 nga Luksemburgu U21, në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Mick Kirsch kaloi miqtë në epërsi që në minutën e gjashtë, ndërsa në të 65-ën sulmuesi shqiptar Flavjo Hoxha, që luan për të rinjtë e Luksemburgut, shënoi golin e dytë.

Të lidhura

None found

Kosovës iu anulua goli i Eliot Bujupit në minutën e 25-të, pasi lojtari ndodhej në pozicion jashtë loje.

Në tetor, Kosova U21 e kishte përmbyllur ciklin kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm, që do të organizohet në Shqipëri e Serbi. Në Grupin A, ajo u rendit e katërta me 15 pikë, pas katër fitoreve, tri barazimeve dhe po aq humbjeve.


Shtuar më 16.11.2026 18:07

Quantcast
grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet