Kakavija në fokus të institucioneve, takim për reduktimin e radhëve dhe lehtësimin e lëvizjes në kufi…!

Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë ka qenë në qendër të një takimi pune me pjesëmarrjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia, kryetarit të Bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli.

Drejtuesve të Policisë Kufitare, Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër z.Altin Merizaj.

Si dhe Prefektes së qarkut, znj.Hasanaj.

Në fokus të diskutimeve ishte rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve shqiptare dhe autoriteteve homologe greke, me synim përmirësimin e menaxhimit të fluksit të lëvizjes në pikën kufitare.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përshpejtimit të procedurave të kontrollit, reduktimit të kohës së pritjes dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Përmes një koordinimi më të mirë ndërinstitucional synohet ofrimi i një shërbimi kufitar më cilësor, efikas dhe në funksion të qytetarëve dhe udhëtarëve.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri