Ambasadori Wendt viziton Sarandën, takime me bizneset vendase dhe vullnetarë të Korpusit të Paqes


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, zhvilloi një vizitë në Sarandë, ku u njoh me historinë e qytetit dhe diskutoi me përfaqësues të bizneseve vendase si dhe u takua edhe me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe me ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, bën të ditur se në Sarandë, ambasadori Eric Wendt përshkoi shekuj të historisë shqiptare dhe bisedoi me drejtues të bizneseve vendase për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Sipas ambasadës, ai u takua edhe me vullnetarë të Korpusit të Paqes dhe me ish-pjesëmarrës në programet e shkëmbimit të SHBA, të cilët me angazhimin e tyre forcojnë çdo ditë miqësinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
360grade.al


















