Kënga nacionaliste serbe në eventin e BE, Marta Kos: Kërkojmë falje, nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian


Ka reaguar Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas polemikave të shkaktuara nga transmetimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” gjatë koncertit të organizuar në prag të “Forumit të Zgjerimit” në Bruksel.
Ajo ka shprehur keqardhje për përzgjedhjen e saj, duke theksuar se muzika e luajtur nuk përfaqëson qëndrimet e Komisionit Evropian.
“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.
Jemi të vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë në të kaluarën. Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, deklaroi Kos.
360grade.al



















