Berisha i ndryshon emrin SPAK: Nga sot do të quhet ASKKR, mesazh Altin Dumanit


Nga SPAK, aty ku duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk harroi të lexonte mesazhin që la për ish-kreun e këtij institucioni, Altin Dumani.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama. Mos e harroni pra, ASKKR.
I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë.’”, tha kreu i PD.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”.
Të bashkëpandehur në proces janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, që sipas SPAK është përfituesi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv, Partizani, Fatmir Bektashi, që ndërtoi 17 pallate mbi këto troje dhe një notere.
360grade.al


















