Një nga protestuesit e sotëm përpara Kryeministrisë në një prononcim për News24 tha se Rama po përdor çdo mjet për të shuar protestën.
Ai tha se protestuesit nuk ndalen, duke shtuar se qytetarët do jenë në shesh përditë kundër padrejtësive.
Qytetari theksoi se qytetarët do dalin në protesta, deri në rrëzimin e autokratit.
Protestuesi: Edi Rama po përdor të gjitha mjetet për të zhbërë protestën, por e drejta e protestës është e drejtë që mbrohet me Kushtetutë. Por njerëzit e kuptojnë shumë mirë që nuk qeverisen nga një njeri normal. Çdo ditë e më shumë njerëzit kuptojnë se ky sistem ekonomik e politik do të shembet.
Ne nuk do të rreshtim së daluri në shesh, pavarësisht masave represive. Rezistenca do të vazhdojë deri në rrëzimin e kryeministrit Rama dhe kthimin e situatës në normalitet. Protesta e 28-29 nëntorit do jetë e madhe.
