Qytetarët janë mbledhur sot përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku ka nisur protesta e radhës.
Megjithëse kushtet e motit nuk janë të favorshme, ata kanë dalë për të protestuar.
Të lidhura
None found
Përpara godinës qeveritare qëndrojnë forcat e policisë, të cilat janë vendosur për mbrojtjen e saj.
Sipas gazetarit Osman Stafa, efektivët ndërhynë për t’i larguar protestuesit nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke i zhvendosur në trotuar.
Qytetarët vijojnë protestën pavarësisht motit dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, të cilin e akuzojnë për korrupsion të përhapur në institucione.








