Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin, në fokus hapat për Reformën Zgjedhore
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran u takua këtë të hënë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Gjatë takimit mësohet se u diskutua lidhur me hapat e nevojshëm për reformën zgjedhore, përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.
Duke pasur parasysh që mandati i Komisionit përfundon më 30 nëntor, ambasadori Tarran theksoi se është e rëndësishme të bëhet progres me përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në kohën e duhur, në mënyrë përfshirëse dhe ndërpartiake. Një progres i tillë është thelbësor për të rritur besimin e publikut në proceset zgjedhore.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun politik konstruktiv dhe një proces gjithëpërfshirës të reformës zgjedhore.
Një grup protestuesish mblidhen përpara Kryeministrisë, policia i zhvendos (VIDEO)
Makina përplas të moshuarin në Elbasan, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen ndaj të pandehurve
- 18:33 Pesë shtete anëtare të BE-së njoftojnë plane për krijimin e qendrave për emigrantët në Ruandë
- 18:33 SHBA-të paralajmërojnë qytetarët për sulme të mundshme terroriste në Evropë gjatë festave
- 18:27 Një grup protestuesish mblidhen përpara Kryeministrisë, policia i zhvendos (VIDEO)
- 18:26 Kapiteni irlandez Collins do të mungojë në ndeshjen kundër Kosovës, shkak dëmtimi në gju
- 18:07 Le Pen: Franca do të vazhdojë t’i japë Ukrainës ndihmë nëse zgjidhem presidente
- 17:54 Përfaqësuesi i Listës së Studentëve: Serbia do të përshpejtojë punën për anëtarësimin në BE