Pas takimit me ambasadorëte huaj në Tiranë këtë të hënë, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore kanë thirrur mbledhjen e radhës për ditën e nesërme, në orën 12:30. Mbledhja pritet të zhvillohet në një moment kur puna e komisionit është përballur me ngërç, pas kundërshtive të Partisë Demokratike në mbledhjen e fundit.