Aksidenti i rëndë në autostradë, identifikohet viktima, Shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë
16/11/2026 18:55
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lulaj.
Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lulaj, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Top Channel