Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, pranë zonës së Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të rëndë pune, tip skrep.
Përplasja ka qenë fatale për njërin prej personave të përfshirë në aksident, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e aksidentit pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në këtë segment të autostradës paraqitet i rënduar.
