Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ansambli Kombëtar shqiptar për herë të parë në Skoci, spektakli kushtuar Bajronit mbërrin në Edinburg

    Trump për kaosin në aeroporte: Sistemi i vjetëruar pësoi “atak në zemër”, Kongresi duhet të financojë riparimin

    Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë (Emri)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Trump për kaosin në aeroporte: Sistemi i vjetëruar pësoi “atak në zemër”, Kongresi duhet të financojë riparimin
    Botë

    Trump për kaosin në aeroporte: Sistemi i vjetëruar pësoi “atak në zemër”, Kongresi duhet të financojë riparimin

    November 16, 2026

    Presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar infrastrukturën e vjetëruar të aviacionit për ndërprerjen masive të trafikut ajror në SHBA, që la në tokë dhjetëra mijëra fluturime dhe preku një numër të madh udhëtarësh.

    Pak para nisjes së udhëtimit të tij në Azi, Trump komentoi për gazetarët incidentin, duke e përshkruar si një defekt në një pajisje shumë të vjetër.

    “Ajo që patë të premten ishte një pajisje shumë, shumë e vjetër, e cila pësoi një lloj ataku në zemër”, deklaroi ai.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë mohoi çdo përgjegjësi për situatën, duke u shprehur: “Unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi”. Në të njëjtën kohë, ai e cilësoi ndërprerjen si një pasojë të problemeve me sistemet e vjetruara të aviacionit.

    Trump tha se situata mund të shërbejë si argument për sigurimin e fondeve të nevojshme nga Kongresi për modernizimin e infrastrukturës. “E vetmja gjë pozitive që del nga kjo është se jam i sigurt që Kongresi tani do të na japë fondet për ta rregulluar këtë problem”, u shpreh presidenti.

    Administrata amerikane po kërkon financim për zëvendësimin e sistemeve të vjetra që përdoren në menaxhimin e trafikut ajror.

    Trump mbrojti gjithashtu sekretarin e Transportit, Sean Duffy, dhe zyrtarët federalë të aviacionit për mënyrën se si përballuan ndërprerjen, e cila nisi të premten.

    “Ai po bën një punë të shkëlqyer”, tha presidenti, duke iu referuar Duffy-t.

    Ai zbuloi se në momentin kur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) shpalli pezullimin e fluturimeve, ndodhej në një takim në Zyrën Ovale me sekretarin e Transportit dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në menaxhimin e situatës.

    Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ansambli Kombëtar shqiptar për herë të parë në Skoci, spektakli kushtuar Bajronit mbërrin në Edinburg

    November 16, 2026

    Trump për kaosin në aeroporte: Sistemi i vjetëruar pësoi “atak në zemër”, Kongresi duhet të financojë riparimin

    November 16, 2026

    Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë (Emri)

    November 16, 2026

    Vra*ja e gjyqtarit Astrit Kalaja, dosja e Elvis Shkambit dhe të bashkëpandehurve kalon për gjykim

    November 16, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 16 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.