Tensione janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një grup qytetarësh janë mbledhur në protestën e 170-të radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike 36-vjeçare.
Situata është tensionuar pas ndërhyrjes së policisë, e cila u ka kërkoi protestuesve të zhvendoseshin nga zona ku ishin grumbulluar sepse bllokonin rrugën. Fillimisht, qytetarët kanë kundërshtuar urdhrin e efektivëve, por më pas janë detyruar të lëvizin pas ndërhyrjes së uniformave blu.
Policia i ka paralajmëruar protestuesit se bllokimi i rrugëve do të shoqërohet me masa administrative.
Ndërkohë, në zonë është vendosur një numër i konsiderueshëm efektivësh policie, të cilët kanë krijuar një kordon sigurie dhe nuk lejojnë qytetarët të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka edhe shoqërime, teksa numri i efektivëve rreth godinës së Kryeministrisë është i konsiderueshëm.








