Pamje nga aksidenti tragjik në autostradën Vlorë-Fier ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.11.2026, 19:41

Këto janë pamjet nga aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Vlorë-Fier, pranë Novoselës, ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës, Ermal Lula.

Siç shihet në video, automjeti me të cilin udhëtonte Lula është dëmtuar rëndë nga përplasja me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe persona që po merren me situatën pas aksidentit, ndërsa automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit