Tensionet para Kryeministrisë janë përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku Policia ka vijuar ndërhyrjet ndaj qytetarëve që kishin dalë për të protestuar.
Fillimisht, efektivët i shtynë protestuesit nga mesi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke i detyruar të zhvendoseshin në trotuar, me argumentin se po pengonin qarkullimin.
Por edhe pasi qytetarët u zhvendosën në trotuar dhe vijuan tubimin, ndërhyrja e Policisë nuk u ndal. Efektivët nisën të shoqëronin me forcë disa prej protestuesve, duke shkaktuar sërish tensione dhe përplasje.
Qytetarët u përballën me ndërhyrjen e uniformave blu edhe pasi iu bindën kërkesës për të mos qëndruar në mes të bulevardit, ndërsa mbetet për t'u mësuar numri i personave të shoqëruar.
E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta, ndërsa mënyra se si u zhvilluan ndërhyrjet policore ngre pikëpyetje mbi respektimin e kësaj të drejte.