Tragjedi në Gjermani, humbin jetën në një aksident të rëndë dy të rinj nga Kosova
Dy të rinj nga komuna e Rahovecit, Leart Morina nga Sopniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, aksidenti ka ndodhur në autostradën B311 në Erbach, e cila çoi te përplasja frontale mes dy veturave. Në aksident humbën jetën tre persona, raporton Swr.de. Fillimisht një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar, që të dy shoferë. E më pas në të dielën mbrëma si pasojë e lëndimeve vdiq edhe një 26-vjeçar. Po ashtu raportohet se një tjetër 26-vjeçare u lëndua në aksident.
Ndërkohë, pas aksidentit fatal, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ngushëlloi familjet Morina dhe Zeka.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga komuna e Rahovecit, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, në një aksident komunikacioni në Gjermani. Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj të madhe. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre për këtë humbje të rëndë. Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, shkroi në Facebook, Latifi.
Spanja: Nuk do të jemi pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në
Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari
Tri organizata serbe nga Kosova dorëzojnë kallëzim penal ndaj Vuçiçit
- 20:56 Kaos në sistemin financiar amerikan, ndërpriten shërbimet online në bankat më të mëdha të SHBA-së
- 20:54 Rama: Chay Bowes, klloun i propagandës ruse që u sanksionua nga BE! Shqipëria e teproi me afrimin e shpejtë te objektivi
- 20:50 OpenAI zbulon një mjet të ri për të zbuluar materialet e abuzimit seksual me fëmijët
- 20:45 Spanja: Nuk do të jemi pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në
- 20:23 Disa të rinj shoqërohen nga policia, protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”
- 20:17 Zjarr masiv në një stan në fshatin Shtërmen në Cërrik, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)