Mijëra përdorues të disa bankave kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hasur vështirësi për të hyrë në llogaritë e tyre përmes internetit.
Problemet u raportuan këtë të hënë, më 16 nëntor, në shërbimet online të disa institucioneve financiare, përfshirë Chase, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank.
Të lidhura
None found
Të dhënat e publikuara në Downdetector tregojnë mijëra ankesa nga klientët, të cilët nuk kanë mundur të hyjnë në llogaritë e tyre në faqet zyrtare dhe aplikacionet celulare. Po ashtu, janë raportuar pengesa në kryerjen e transfertave bankare dhe në kontrollimin e gjendjes së llogarive.








