Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shefi I krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës Ermal Lula, ndërsa ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, Thanas Poçaj. Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.