Probleme dhe ndërprerje shërbimesh në bankat kryesore në SHBA
Klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, përfshirë Chase Bank, Bank of America, Wells Fargo dhe U.S. Bank, kanë raportuar vështirësi në aksesimin e llogarive të tyre online dhe në aplikacionet mobile.
Një zëdhënës i Chase Bank, e cila është filial i JPMorgan Chase, e ka përshkruar situatën si një “problem teknik” ose defekt digjital, duke shtuar se disa transaksionet po kërkojnë më shumë kohë për t’u plotësuar, por se klientët ende ruajnë aksesin në llogaritë dhe fondet e tyre.
Gjatë përpjekjes për t’u futur në aplikacion, disa klientë të Chase morën mesazhin se disa shërbime nuk janë të disponueshme dhe se po punohet për rregullimin e tyre. Për më tepër, rreth 4,500 përdorues raportuan probleme me bankingun online të kësaj banke në faqen Downdetector.
Nga ana e saj, U.S. Bank njoftoi përmes një zëdhënësi se sistemet e saj nuk janë prekur direkt nga ndërprerja, por paralajmëroi se klientët që përpiqen të dërgojnë ose të marrin pagesa përmes platformës Zelle me ndonjë institucion tjetër financiar mund të ndeshin vonesa në transaksione.
Edhe platforma digjitale e pagesave Zelle rezulton e prekur, ku disa përdorues morën njoftime se shërbimi nuk funksionon aktualisht dhe se pagesa do të dërgohet sapo shërbimi të rikthehet.
Probleme të ngjashme me aksesin në shërbime janë raportuar gjithashtu nga klientë të Bank of America, Wells Fargo dhe institucioneve të tjera të mëdha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



