Gazment Bardhi lëshoi akuza të forta në kreut të SPAK-ut Klodian Braho dhe prokurorëve të tjerë të institucionit lidhur me akuzat ndaj ish/zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ai përmendi TEC-ut lundrues në Vlorë, Tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës e të tjera dosje për të cilat akuzohet ish.numri dy i qeverisë.
“Dy TEC-et në Vlorë janë skandal. Kompania ka deklaruar në SHBA që kemi fituar tenderin në Shqipëri, ndërkohë që tenderi në Shqipëri nuk ishte shpallur ende. Ka mijëra faqe dokumente për këtë çështje dhe çështe të tjera që lidhen me ish-numrin dy të qeverisë Rama, Balluku. Ke aeroportin e Vlorës që është një tjetër skandal. Ka deklaratë publike të biznesmenit që ka fituar tenderin dhe tha më thirri ministrja në zyrë dhe më tha kaq do marrësh ti, kaq përqind kompania turke dhe punimet do i bëjë Arbër Abazi. Ka aq shumë çëështje në SPAK për Ballukun dhe nuk ka nisur asnjë hetim. Por kësaj here u plasi në dorë sepse do shkojë në gjykatë dosja e Ervis Berberit.” – tha Bardhi në Çim Peka Live.