Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore në qytetin e Lezhës, mbrëmjen e kësaj të hëne.
Problemet më të theksuara janë evidentuar pranë çerdhes së qytetit dhe në rrugën e Shëngjinit, ku reshjet intensive kanë sjellë grumbullimin e ujit në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Situata është krijuar pas reshjeve të dendura, të cilat kanë përfshirë qytetin dhe kanë shkaktuar probleme në disa prej rrugëve kryesore të tij.













