Lionel Messi, asistenti i Scalonit? Ja çfarë thotë trajneri i kombëtares argjentinase

16/11/2026 21:42

Lionel Scaloni u shfaq në konferencën për shtyp dhe tha një prej frazave që tërhoqi vëmendjen në prag të ndeshjes me Kosta Rikën.

I pyetur për mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet në stafin teknik të Argjentinës për Botërorin 2030, Scaloni, që ka rinovuar kontratën deri në këtë datë, bëri shaka me opsionin që të ketë yllin e Albicelestes përkrah tij.

‘Unë besoj se ai do të vazhdojë të luajë edhe pas 2030-tha Scaloni-por tani që ikën Walter Samuel, është i mirëpritur të vijë kur të dojë-tha Scaloni që iu referua vendimit të asistentit të tij për të nisur një karrierë si trajner i parë

Lionel Scaloni po kështu konfirmoi kthimin e Emiliano Martinez si portier titullar ndaj Kosta Rikës dhe shtoi se do të bëjë disa modifikime në skuadër.

‘Do të bëjmë 3 apo 4 ndryshime, varet nga stërvitja-tha Scaloni kur u pyet për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës në ndeshjen e së martës.

Top Channel